Seanca e radhës e Kuvendit në Shqipëri nisi te enjten me diskutimin e aktit normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit të këtij viti.
Krahas tij, në punimet e parlamentit është përfshirë dhe dekreti i presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”, ratifikimi i marrëveshjes me palën italiane për studimin e fizibilitetit dhe të impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, si dhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peisazheve.
Pritet që seanca e sotme të votojë edhe dekretin e presidentit që emëron Sokol Dervishaj në postin e ministrit te ri të Transporteve dhe dekretin e shkarkimit të Edmond Haxhinastos nga kjo detyrë, pas dorëheqjes së këtij të fundit me 2 shtator, raporton ATA.
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë