Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.
Kështu, bëhet me dijeni se Bashkia e Tiranës po vijon me rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i dy javëve më parë. Së fundmi, ka nisur rindërtimi i disa banesave në fshatin Picallë, ku në sajë të fondit të emergjencës së qeverisë, si dhe atij të solidaritetit ato po ringrihen nga e para.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke deklaruar sërish se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen, dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.
“Nisëm edhe në Picallë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Fjalët janë fukarallëk, ndaj para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja që do flasin për solidaritetin e Tiranës sonë!” shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Në këtë nismë të rëndësishme, Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe donatorë vendas dhe të huaj, të cilët po ndihmojnë në rindërtimin e këtyre banesave, si dhe pajisjen e tyre me elektro-shtëpiaket e nevojshme./tch
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...