Mbërrijnë në atdhe përmes portit të Durrësit, gjashtë personat e mbetur në Bari pas mbylljes së kufijve mes dy vendeve.
Gjashtë shqiptarët u kthyen mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Bari- Durrës, ndërsa shoqëroheshin dhe me rezultatin e testit të tamponit që u është bërë nga autoritetet shëndetësore italiane, ditë më parë, për Sars-CoV-2.
Të gjashtë kanë rezultuar negativë. Falë bashkëpunimit të konsullatës shqiptare në Bari dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e parë janë kthyer në atdhe dhe duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditët e ardhshme.
Ndërkohë ka nisur puna për kthimin e të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur në Itali pa mundësi kthimi për shkak të mbylljes së kufijve ndërshtetërorë si masë shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./tch
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...