Nis puna për Bypass-in e Tepelenës

10:20 | 15 Korrik 2018
V. S.

Me afro 2.9 miliardë Lekë do të ndërtohet bypasi i Tepelenës. Punimet për këtë nyjë strategjike kanë nisur këtë fundjavë dhe kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ndalen deri në realizimin e saj pas 24 muajsh siç parashikon projekti.

“Çelim një kantier me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës, e cila siç mund ta dëshmojnë të gjithë banorët është në një proces transformim rrënjësor dhe është në rrugën e kthimit të potencialeve të jashtëzakonshme pas dekadash harrese. Sot ne çelim kantierin për bypass-in e Tepelenës, një vepër e përfolur për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtueshme të Bypass-ve, e cila mjafton për të ilustruar më së miri se sa shumë kohë dhe energji si dhe para janë humbur më kot,  për vite e vite të tëra në përpjekjen e dështuar për të ndërtuar bypass-in”.

Projekti i financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar do të prekë dhe një nga monumentet historike që rrezikonte degradimin, Kalanë e Ali Pashës.

Bypassi i Tepelenës nuk do të jetë i vetmi ku do të ndërhyhet në këtë mandat të dytë të qeverisë së Edi Ramës.

“Ka dështuar bypassi i Fierit dhe ai i Tiranës. Kemi para syve një dështim të mungesë së plotë të përgjegjësisë të proceseve të punës. bypass- i Fierit dhe i Vlorës tanimë janë në procesin e rilidhjes së kontratave, pasi i detyruam ti anulojmë kontratat abuzive dhe projektet pa logjike dhe pasi në Bashkëpunim më Bankën Eurpoianë rimodeluam skemëm e financimit të tyre. Në fillim të Gushtit hapen ofertat dhe jemi besim plotë se brenda Shtatorit, por në rastin më të keq mund të ketë dhe ankimimë në Tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më. Bypass-i i Fieri do të jetë gati sezonin e ardhshëm. Ndërsa ai i Vlorës do dhe pak kohë. Ndërsa ka nisur puna për bypass-in e Milotit, i cili është në funksion të lidhjes së re që në do të bëjmë me fillimin e punës së rrugës ë re Milot- Balldren”.

Gjithmonë kur flitet për rrugë kryeministri nuk harron krahasimet me paraardhësit.

Vepra të tjera infrastrukturore që Rama premton të fillojnë brenda mandatit janë 3 aeroportet i Vlorës, Kukësit dhe ai turistik i Sarandës./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale