Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë antikomuniste, ngjarje që shënoi për herë të parë në Shqipëri rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe nisi një kapitull të ri në historinë e vendit.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë memorialit kushtuar kësaj ngjarjeje historike, në sheshin përpara Bashkisë së Shkodrës.
Kurora me lule u vendosën nga drejtues të shoqatës “13 Dhjetori”, deputetë të Partisë Demokratike, përfaqësues të degës së PD-së dhe grupit të këshilltarëve bashkiakë, si edhe nga shoqata e ish-të përndjekurve politikë.
Ish-pjesëmarrës në demonstratën e 13 dhjetorit 1990 dhe përfaqësues të Partisë Demokratike ri sollën në vëmendje ngjarjet dhe mesazhet e asaj dite
Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër i parapriu shembjes së shtatores së Enver Hoxhës nga studentët në Tiranë dhe zhvillimeve të tjera që çuan në rënien e regjimit komunist.
Në përkujtim të 35-vjetorit të kësaj ngjarjeje, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Ai shprehet se kjo histori na kujton se liria kërkon kujtesë, përgjegjësi dhe punë të përditshme për të ndërtuar të ardhmen që duam./rtsh
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës