Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së sotme në Shkup, duke theksuar se thirrja për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së u dëgjua fuqishëm edhe jashtë Kosovës.
Në një mesazh publik, Tahiri u shpreh se “dielli do të lindë përsëri” për ata që qëndruan drejt dhe të palëkundur, duke përmendur ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ia kushtuan jetën Kosovës.
“Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri, duke nënvizuar se kërkesa për drejtësi është e përbashkët dhe gjithëkombëtare.
Protesta në Shkup u mbajt në kuadër të thirrjeve të njëpasnjëshme në qytete të ndryshme, me mesazhin e qartë se liria ka emër dhe se lufta e UÇK-së mbetet e drejtë dhe e dinjitetshme.
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...