Ministria e Jashtme ka reaguar pas vrasjes së grekut në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.
Ndër të tjera Athina kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.
“Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar. Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke./syri.net/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...