Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 4 mijë lekë të pagës minimale nga data 1 janar i vitit që vjen.
Sipas vendimit të publikuar paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 30 mijë lekë (242 euro).
Paga bazë minimale mujore përcaktohet në vendim, jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
“Paga bazë minimale orare do të jetë 172.4 lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, thuhet në vendim.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021/atsh
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...