Lista përfundimtare e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë. A2 CNN mëson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 19:00 kryesinë në selinë e PS-së.
Para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga Taulant Balla. Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.
Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur. Sipas tij ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve.
Nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...