Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se koalicioni PAN ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por nuk ka përçarje, që ta rrezikojë koalicionin.
“Në brendësi të koalicionit nuk ka ndonjë problem, ka ndonjëherë mendime të ndryshme për temat, gjë që është normale. Momentalisht nuk shoh ndonjë përçarje që e rrezikon koalicionin”, ka thënë Isufi.
“Opozita nuk është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë (rrëzimin e Qeverisë v.j.), qoftë për shkak të zgjedhjeve të LDK-së, ndarjes së Vetëvendosjes dhe në anën tjetër stabilitetit që e ka koalicioni”, ka thënë Isufi në televizionin publik.
Ai ka theksuar se AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë pasur kohëve të fundit debat, por ka ekzistuar komunikimi dhe është gjetur mirëkuptimi.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...