Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e konsideron test për Bashkimin Evropian hapjen e negociatave këtë muaj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki), Duda theksoi se përcaktimi i qartë i kritereve të anëtarësimit për dy vendet ballkanike “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidentët e Serbisë dhe Sllovenisë.
“Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka theksuar presidenti polak.
Vendimi për Tiranën dhe Shkupin do të diskutohet fillimit më 15 tetor në Këshillin e Ministrave të BE-së, për t’u zyrtarizuar në samitin e Këshillit Evropian, më 18 tetor.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë