Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë 2 subjekte në Durrës, teksa vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar subjektin me pronar shtetasin R.Ç., në lagjen nr. 13 dhe subjektin me administrator shtetasin E.D., në lagjen nr.1, të cilët po ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për të dy subjektet, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Po kështu specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.K., 23 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur dhe pas kontrollit në mjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si mariuhanë dhe një shkop metalik (si ato të policisë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./TCH
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...