Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi 53-vjeçar në kërkim kombëtar në qytetin e Fierit.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Gentian Guda, banues në Vlorë, është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë me 10 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.
Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian. /arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër