Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.
Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.
Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëllojë për të gjithë.
Nga viti i ardhshëm, drejtuesit do të paguajnë çmim të diferencuar, i cili do të përcaktohet nga disa faktorë.
Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.
Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve do të regjistrohen në sistemin që përcakton çmimin vjetor.
Po ashtu, edhe sjellja në rrugë do të ndikojë në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.
Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.
Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro./euronews
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...