Një grua ka vdekur sot në QSUT pasi u godit nga një makinë. Ngjarja ndodhi pasdite në kryeqytet në bulevardin ‘Zhan Dark”.
Sipas policisë, gruaja është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar teksa kalonte rrugën. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
“Në bulevardin “Zhan Dark”, Agron Dedja, 21 vjeç, duke drejtuar një makinë, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Gruaja e paidentifikuar akoma ka ndërruar jetë në spital, ndërsa i riu ndodhet në Polici ku po pyetet lidhur me aksidentin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...