Është ndarë nga jeta këtë të hënë ish deputeti i PD-së Abedin Elmazi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shkruan mes të tjerash se Elmazi e ka fituar vendin në historinë e selisë blu.
Statusi i Bashës:
Me hidhërim të thellë mësova se sot u largua prej nesh dhe shkoi në amëshim Abedin Elmazi, deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, mësuesi dhe edukatori model i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërinë.
Bir i denjë i komunitetit çam të Vlorës, Abedin Elmazi ishte luftëtar i të drejtave të njeriut dhe themelues i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar. Breza të tërë nxënësish mësuan prej profesor Abedinit jo vetëm matematikën, pasionin e tij të madh të rinisë, por edhe etikën, respektin për të vërtetën si dhe qëndresën përballë mekanizmave që përpiqeshin ta zvetënonin njeriun dhe ta shndërronin në një robot të diktaturës.
I lindur në Filat të Çamërisë, më 1 maj 1940, ai e njohu Vlorën si fëmija i shpërngulur nga vatra e vet, prandaj edhe mbeti gjithë jetën një luftëtar i të drejtave të njeriut, një atdhetar që e kishte për detyrë të përpiqej jo veç për dinjitetin e vet, por edhe për dinjitetin e nxënësit, dinjitetin e qytetit dhe dinjitetin e vendit, të gjunjëzuar nga flama e diktaturës.
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...