Pas lajmit të hidhur, për ndarjen nga jeta të piktorit Maks Velos, një mesazh ngushëllues vjen nga ana e Presidentit, Ilir Meta.
Meta ngushëllon të afërm, bashkëpunëtor dhe miq të piktori, për të cilin shkruan se jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, e cilëson si shkrimtar e studiues i njohur, dhe shkruan se kjo ikje e tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.
Postimi i plotë:
“Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.
Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.
Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!
Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”, shkruan Meta.
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...
AAK thërret konferencë për media të mërkurën
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...