Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Henry Kissinger, refugjati me origjinë gjermane të Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë sekretar i shtetit dhe ndërmjetësi i lartë diplomatik i SHBA-së gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.
Më anë të një postimi në Facebook , Rama ka shkruar se me të ndjerin ka pasur dhe një bisedë që sipas tij do të jetë një bisedat më të bukura që mban mend.
Rama ka theksuar se librat e Kissinger do të mbeten një pasuri e paçmueshme e njerëzimit, ndërsa atij personalisht do t’i mbetet mirënjohja për kohën e çmuar që i ka kushtuar.
“Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend”, shkroi Rama./Arbresh.info
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër