Nga data 13 tetor 2025, kur hyri në fuqi urdhri për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave dhe motomjeteve elektrike në Shqipëri, e deri më 2 nëntor, policia ka bllokuar gjithsej 1,462 mjete elektrike në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, 1,336 prej tyre janë monopatina elektrike, ndërsa 126 janë motomjete elektrike.
Në vijim të kontrolleve rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 8 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës./rtsh.al/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër