Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rekordine ri të çmimit të naftës, më i larti deri më tani.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i Partisë Demokratike e konsideroi çmimin prej 265 lekësh për litër të naftës një çmenduri dhe vjedhje të qytetarëve.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se do që të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste
“Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmenduri! Abuzim! Vjedhje! Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes”, shprehet Berisha.
Ai apelon për masa të menjërshme.
“Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës