Sëmundja e murtajës në bagëtitë e imta ka prekur dhe zonën e Thumanës në Krujë.
Në një fermë janë konstatuar rreth 100 krerë dele që kanë rezultuar me sëmundjen e rrezikshme, ndërsa pritet asgjësimi i tyre.
Nga sa mësohet inspektorët e veterinarisë janë informuar nga pronari i bagëtive për një infeksion të tillë, ndërsa janë marrë kampionët në të imtat dhe ka rezultuar të prekura nga murtaja.
Dyshimet janë se kjo sëmundje mund të ketë prekur dhe të tjera tufa bagëtish ndërsa vijon kontrolli.
Sëmundja, e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut
Infeksioni sipas specialistëve përhapet me shpejtësi dhe ka shkallë të lartë mortaliteti tek kafshët.kjo është sëmundja më e transmetueshme në bagëtitë e imta me pasoja më të rënda ndoshta ekonomike.Fermerët sipas specialistëve duhet të njoftojnë shërbimin veterinar në rastet kur tek kafshët vërejnë shfaqje të këtyrë shenjave.
Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve të respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e deleve dhe dhive me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.
Murtaja e ruminantëve të vegjël është sëmundje tipike për Afrikën ku përdoret dhe vaksina. Në vendin tonë specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe masat përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi i vatrave të infeksionit./ abcnews.al
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...