Nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së enjtes në Qafë-Muzinë, pati fatin që të mbijetonte vetëm një vajzë e re.
Vajza është shtatzënë dhe dyshohet se ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë.
Në një deklaratë për media, motra e saj e ka cilësuar si një fat të madh faktin që ajo mundi të mbijetonte.
Ndërsa i dridhet zëri, ajo thotë se e motra është mirë dhe se ka thyer krahun, është e tronditur dhe qan, raporton abcnews.
“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun. Kam pasur një komunikim një minutësh. Nuk ka fat më të madh. Po vinte tek unë, se ishim në Sarandë. Edhe më tha që kishte një parandjenjë të keqe. Zoti është i madh, nuk e di”, u shpreh ajo.
Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shoferi dhe katër pasagjerë që udhëtonin në një furgon pasi ky i fundit u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka.
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...