Moti i së mërkurës në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë një ditë me vranësira mesatare deri në të dendura në shumë zona të vendit.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet nga i ulët në mesatar, ndërsa në Alpe dhe zonat malore të verilindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet deri në 18 m/s.
Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, valëzimi i detit do të jetë mes forcës 2 deri në 4 ballë./tch
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...