Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë./tch
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...