Këtë të hënë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.
Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë.
Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, veçanërisht përgjatë bregdetit./tch
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...