Sipas MeteoAlb, vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të sjelli mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta, ku vlerat më të larta do të regjistrohen në qarkun e Shkodrës dhe Beratit.
Ndërsa moti do të dominohet nga kthjellimet në të gjithë vendin, përjashtuar kalime vranësirash të lehta në zonat malore kryesisht gjatë orëve të pasdites. Mbrëmja dhe nata vijojnë të jenë të kthjellëta dhe të nxehta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët./tvklan.al
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...