Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të pakta vranësinash në shtrirjen Lindore.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësinat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku në skajin Juglindor pritet që herë pas here të zhvillohen vranësinat duke sjellë shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë C deri në 31 gradë C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./albeu.com

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...