Ditën e martë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Që prej orëve të para të mesnatës, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar, dhe do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.
Gjatë paradites dhe deri në pasdite, reshjet do të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët. Pasdite reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore në veri të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina priten rritje të përkohshme të intensitetit deri në 10 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët – forcë 1 deri 2 ballë./tch
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...