Moti i kthjellët por i ftohtë do të dominojë territorin e Shqipërisë si pasojë e prezencës së masave ajrore polare që kanë përfshirë prej dy ditësh gadishullin e Ballkanit.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore dhe verilindore.
Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore në skajin Verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...