Gjatë ditës së sotme, moti mbetet i paqëndrueshëm, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të vendit, ku do të ketë shira të përkohshëm.
Orët e mbrëmjes sjellin sërish kryesisht kthjellime.
Ndërsa, paraditja e së enjtes, sipas Meteoalb: paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri, në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranësira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në Jug si edhe në zona të izoluara të Qendrës dhe Lindjes së territorit.
Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.
Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke bërë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28?C. /albeu.com
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...