Në Shqipëri moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me alternime vranësirash deri mesatare e kalimtare. Temperaturat priten të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat
Ditën e sotme (19 shkurt) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me alternime vranësirash deri mesatare e kalimtare. Temperaturat priten të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.
Do të kemi prezencë të mjegullës së dendur gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në lugina si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -7 deri 4°C;
Në zonat e ulëta 0 deri 12°C;
Dhe në bregdet 2 deri 12°C./rtsh
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...