Vorbulla ciklonike e formuar në Mesdhe po ushtron aktivitetin e saj duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në brigjet e Ballkanit perëndimor.
Në Shqipëri, sot moti do të me vranësira dhe reshje shiu me stuhi ne Jug të vendit. Reshje bore në zonat malore , kodrinore. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/5°C
– Zonat e ulëta 6/13°C
– Zonat bregdetare 10/15°C
Kurse, Policia e Shtetit njofton përdoruesit e rrugës se për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë, në disa qarqe të vendit, ata duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
Policia u bën thirrje drejtuesve të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.
Sipas njoftimit duhet të tregohet kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Në rast nevoje duhet telefonuar në numrin 112 dhe zbatuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./rtk
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...