Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Përsa i përket motit; zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al
Renault zbulon modelin e ri Turbo 3E – kur pritet debutimi i...
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Emir Sahiti ‘hero’ për Hamburgun – shënon golin e fitores nd...
Grenelli protestuesve në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të...
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Të gjitha sekretet për të krijuar bazën perfekte të grimit