Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit; megjithatë mundësia për reshje është zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë