Me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.
Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
“Mosha për gruan do të jetë 61 vjet e 10 muaj, do të thotë që rritet dy muaj nga viti i kaluar, ndërsa për burrat do vazhdojë të jetë mosha 65 vjeç deri në vitin 2032. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2033 edhe për burrat do të ketë një rritje të moshës së pensionit nga 1 muaj, derisa të shkojë në moshën 67 vjeç. Vjetërsia e punës, duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, si çdo vit rritet me 4 muaj, derisa të shkojë në vitin 2029 në 40 vjet. Për vitin 2025 do të jetë 38 vjet e 8 muaj,” thotë Riza Ashimi, specialist i përfitimeve në DRSSH Korçë.
Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.
Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, e pjesëtuar kjo me vitet e vjetërsisë në punë./rtsh.al
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...