Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se objektet e ujësjellësave do të pajisen me kamera, çka do të sjellë rritje të sigurisë së furnizimit me ujë për qytetarët.
Sipas saj, pajisja me kamera do të sigurojë monitorim 24 orë në 7 ditë të javës.
“Puna po vijon me ritme të shpejta për rrethimin dhe vendosjen e kamerave në 143 objekte në Fier, Mallakastër, Patos dhe Roskovec, ku do të mbikëqyren në kohë reale nëpërmjet sallës së operimit dhe monitorimit”, deklaroi Balluku.
Ajo theksoi se ky proces do të vazhdojë të shtrihet më tej, me synim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ujit./atsh
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...