Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme të së martës, pak orë pasi njoftoi nga Brukessli rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë për integrimin në BE.
Kryediplomatja europiane ka darkuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë ditën e nesërme. Kështu, të mërkurën në orën 11:00 ajo do të zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me të cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp.
Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë.
Axhenda e Shefes së BE për Politikën e Jashtme:
E mërkurë, më 18 prill
Ora 09:30 – Takim me Presidentin Ilir Meta
Ora 10:15 – Takim me Kryeministrin Edi Rama (Përfaqësuesja e Lartë /Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama (11:15-11:45) në Kryeministri).
Ora 12:00 – Takim me përfaqësuesit e opozitës (në Delegacionin e BE-së)./gsh/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...