Një histori rrëqethëse është vënë përballë publikut këtë herë nga “Shqiptarët për shqiptarët”.
Ngjarja ndodh në Elbasan në lagjen “5 maji” ku në një shtëpi të sajuar jetojnë 8 frymë.
“Gjyshja është sëmurë pasi nuk e ecën dot madje nuk është vizituar ndonjëherë më parë. Dy vëllezërit Shkëlqimi dhe Kujtimi janë shurdhë memecë.
Këtë paaftësi e kanë trashëguar nga e ëma. Shkëlqimi ka tre djem ndërsa Kujtimi nuk ka fëmijë. Shkëlqimi është babi i Besimit , Orgitos dhe Shabanit.
Thirrjet e Orgitos për ndihmë bëri që stafi i “Shqiptarët për shqiptarët” të shkojë të shikojë nga afër kushtet ku jetojnë familja Ruçi. Duke lotuar 14 vjeçari kishte marrë të atin, i cili nuk dëgjon as flet dot dhe kishin shkuar të dy për të takuar Elvis Naçin me shpresën se në muajin e Ramazanit njerëzit nuk do ta braktisin.
Gjatë intervistës djali nuk i përmbajti lotët për asnjë moment. Gjithë merakun e kishte tek gjyshja e sëmurë. Djali e kishte gjetur të rrëzuar përtokë disa herë pasi ajo as flet e as dëgjon dot. Gjyshja e bën të vuajë, i dhimbset pafund. “I tregova xhaxhi Elvisit për hallet e mia, për gjyshen që rrëzohet sa herë ecën. I tregova edhe për shtëpinë, njëherë na u fut në shtëpi gjarpri, e nxori babi jash të.
Kur bie shi pikon çatia. Ju lutem shumë na ndihmoni, më ndihmoni për të shëruar gjyshen dhe të më rregullojnë shtëpinë” thotë Orgitoja mes lotëve.
https://www.youtube.com/watch?v=PUgLRbf5bCY
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...