Shpërblimi i premtuar nga qeveria për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.
Urgjencat e spitaleve rajonale edhe pse kanë qenë të ekspozuara ndaj rrezikut është menduar një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh për ta.
Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës e ka refuzuar shpërblimin të dhënë nga qeveria për muajin mars dhe kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet në nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro për infermierët dhe 1 mijë euro për mjekët për periudhen e emergjencës së Covid-19.
Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë ditë punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta./oranews
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...