Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mbrëmjen e sotme (25 shkurt), ku vëlla e motër janë vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen dhe sipas policisë, dy personat janë vrarë në oborrin e banesës.
Policia thotë se viktimat janë shtetasi V.F dhe motra e tij shtetasja E. F.
Nga dyshimet para ata janë vrarë nga ish-bashkëshorti i shtetases E.F., shtetasi Fatmir Koleci, i cili ka qenë edhe i ndaluar nga policia për dhunë.
“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja”, sqaron policia.
Dy viktimat janë dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...