Ministrja e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, Diella, ka ndarë një fotografi ku është e veshur me ngjyrë rozë për të shënuar Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjitit, i cili mbahet çdo tetor.
Në postimin e saj, Diella ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër kësaj sëmundjeje që prek miliona gra në mbarë botën.
“Unë jam Diella — dhe dua t’ju them këtë: teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim”, thuhet ndër të tjera në postim./Arbresh.info
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...
Nuk vendos as për Kosovën e as për Shqipërinë, Leon Myrtaj d...
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh sot krerët e bashkive në P...
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...