Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka folur sot në Athinë, pas Ministrialit për Europën Qendrore dhe Juglindore për intekonektivitetin energjetik.
Këtë e ka bërë të ditur dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Ministrja ka prezantuar diversifikimin e burimeve të energjisë dhe lidhjen e Shqipërisë që ka krijuar me vendet rajonale. Balluku ka treguar se aktualisht po punojnë për ndërlidhjen energjitike me Maqedoninë e Veriu dhe me Greqinë.
Ndërkohë, në Ministrial, ajo ka zbuluar dhe nisjen e një studimi fizibiliteti përsa i përket linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë./Arbresh.info/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...