Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për tërmetin e rënë sot në Korçë që shkaktoi jo pak panik tek banorët.
Duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes njofton se tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla Rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës në Korçë.
Sipas Ministrisë nuk ka dëme materiale. “Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Dy lëkundje tërmeti u ndjenë sot në Korçë, e para në 16:21 dhe e dyta në 16:28.

KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri