Bazuar në informacionet e shumta, Ministria e Financave konstaton me shqetësim se disa drejtues apo punonjës të drejtorive rajonale të tatimeve dhe degëve doganore, po ushtrojnë presion të hapur ndaj punonjësve të administratës fiskale.
Sipas MF-së, këta zyrtarë të papërgjegjshëm u kërkojnë vartësve të tyre të deklarojnë subjektin politik për të cilin do të votojnë ndërkohë që në disa raste i kanë detyruar edhe të dorëzojnë kartat e identitetit për vete dhe familjarët e tyre.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe në shkelje të hapur të ligjit. Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve të degëve doganore dhe atyre tatimore të ndalojnë menjëhere presionet dhe shantazhet ndaj administratës në varësi përndryshe do të përballen me sanksionet më të rënda që parashikon ligji”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Ministria e Financave kërkon vëmëndjen e strukturave ligjzbatuese për parandalimin dhe paralizimin e këtij fenomeni pasi vota e çdo qytetari duhet të jetë e lirë dhe e garantuar.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...