Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu u shpreh sot se “Shqipëria vijon të jetë një faktor kyç në arkitekturën e sigurisë së NATO-s”.
Vengu theksoi se Shqipëria është anëtare e një familjeje të madhe që sot mbush 76 vjeç.
“4 Prill, Shqipëria 16 vite në NATO. Krenarë për rreshtimin në krah të aleatëve tanë pa u ndalur në misionin për modernizimin e mbrojtjes tonë, sot me ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, me kapacitete të reja luftarake dhe strategjike, investime në infrastrukturë dhe industrinë ushtarake”, shtoi ai.
Aktualisht Shqipëria është pjesë e misioneve të NATO-s me 262 trupa në Gjermani, Sinai Egjipt, Bullgari, Sudanin Jugor, Letoni, Detin Egje, Irak, Kosove, Bosnje-Hercegovine, Mbretërinë e Bashkuar.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009, konsiderohet një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...