Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
Përmes një njoftimi nga kjo Ministri, bëhet me dije se ky takim do të zhvillohet në Pragë, Republikën Çeke, në datat 30 – 31 maj 2024.
Po ashtu bëhet me dije se ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.
Ministrat e vendeve aleate do të trajtojnë në këtë samit progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, njofton Euro News.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...