Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.
“Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.
Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me procesin e ashtuquajtur të vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.
Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.
Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave. Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe.
Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të rëndësishme të jetës.
Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm për Shqipërinë kërkon një masë të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe duhet të jetë masa e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit nga ana e opozitës.
Unë i drejtoj një apel politikanëve përgjegjës të Shqipërisë që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE” tha Roth.
Qëndrimi i Roth duket se ka të bëjë me refuzimin e opozitës për të votuar ligjin e magjistratureës, në një kohë kur asnjë nga institucionet e drejtësisë nuk janë ngritur si KLGJ, KLP apo KED./Lapsi.al
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...