Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mungesë të propozimeve konkrete në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Në Debat Plus, Basha tha se PDK-ja kishte mundësinë të vendoste në pozitë të vështirë partitë e tjera nëse do të kishte propozuar kandidatë të pranueshëm për këtë post.
“PDK-ja ka mund me na vendos në pozitë të keqe krejtve. Edhe juve edhe neve si LVV edhe LDK-në. Edhe kish dal qe ku i kam dy emrat të denjë. Burra e gra, këta janë dy emrat dhe ju s’mundemi me refuzu. Edhe atëherë kishim thënë atëherë vërtetë këta qenkan të denjë dhe qenkan figura që gëzojnë mbështetje gjithëpopullore po edhe brenda Kuvendit. Dhe ne i mbështesim. Por meqenëse se kanë qenë kaq të denjë pse nuk e kanë dhënë asnjë emër. Asnjë emër të vetëm”, ka thënë Basha.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...