Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me kryeminsitrin e Landit të Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë, Armin Laschet, gjatë vizitës së tij në këtë vend.
Presidenti Meta shprehu mirënjohje për ndihmën që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në planin dypalësh, gjatë anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo mbështetje mbetet jetike për hapjen e negociatave me BE-në vitin që vjen.
Ai theksoi se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve duhet të shtrihet në të gjitha fushat dhe jo vetëm në nivel federal, por edhe në atë rajonal, duke nënvizuar mundësitë e bashkëpunimit me Landin Verior të Rhine-Vestphalisë, shkruan Top Channel.
“Ne dëshirojmë më shumë investime e projekte dypalëshe e rajonale me Landin Tuaj, në fushën e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit e bujqësisë, të cilat do të afronin më shumë Shqipërinë më këtë Land të rëndësishëm të Gjermanisë, si dhe përvojë në shërbime sociale, edukim profesional dhe punësim, u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti Meta falënderoi Kryeministrin Armin Laschet për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka ofruar diasporës shqiptare në këtë Land të rëndësishëm në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane dhe kthimin e tyre në ura bashkëpunimi dhe faktorë të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...