Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot se vetëm dialogu i përgjegjshëm dhe real mund të sjellë zgjidhjet politike për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik.
Presidenti Meta i bëri komentet nga Durrësi, ku mori pjesë në ceremonitë përkujtimore në 80-vjetorin e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar gjatë pushtimit italian më 7 prill 1939.
Zoti Meta tha se është detyrë e forcave kryesore politike, të tregojnë vullnet real për dialog, të heqin dorë nga përdorimi i forcës, e të udhëhiqen vetëm nga arsyeja dhe interesi i përbashkët.
Ai tha se mitingjet dhe anti-mitingjet janë të panevojshme dhe se arritjet e 22 viteve nuk mund të dëmtohen nga kokëfortësia dhe demonstrimet e forcës.
Zoti Meta bëri thirrje për reflektim dhe hapësira dialogu prej politikanëve të përgjegjshëm nga të dyja anët politike.
Komentet e tij erdhën një ditë para se Tiranën ta vizitojë Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, në kuadër të një turi ballkanik.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit do të takohet gjatë vizitës disa-orëshe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës., Lulzim Basha.
Zoti Palmer e viziton Tiranën në valën e një krize politike, që kulmoi me dorëzimin e mandateve parlamentare nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme, të organizuara nga një qeveri tranzitore./voa/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën